E Diel, 1 Nëntor 2026

Thatësira shkatërron shegët në Lezhë/I nxehti dëmton prodhimin, fermerët kërkojnë mbështetje

Thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta kanë dëmtuar prodhimin bujqësor në Lezhë, veçanërisht kultivimin e shegëve, ku frutat po plasin dhe kalben nga mungesa e reshjeve dhe i nxehti.

Pasojat po ndihen drejtpërdrejt nga fermerët, të cilët po përballen me humbje ekonomike. Një prej tyre është Nik Gilaj, nga fshati Zejmen, i cili kultivon shegë në 12 dynymë tokë, me rreth 1 mijë rrënjë.

Pavarësisht punës dhe investimit, dëmtimi i prodhimit këtë sezon i ka shkaktuar humbje të konsiderueshme.

Dëmet nga thatësira rikthejnë vëmendjen te nevoja për mbështetjen e fermerëve, për t’i ndihmuar ata të përballojnë pasojat e ndryshimeve klimatike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›