E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çmimet e larta të energjisë, Sekretariati: Shqipëria e ekspozuar, bizneset në tregun e lirë po ndikohen drejtpërdrejt

Një raport i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë nxjerr në pah disa arsye që e bëjnë vendin tonë të jetë i cenueshëm në raste krizash energjie, duke e vënë theksin tek varësia e lartë që Shqipëria ka nga burimet hidrike.
“Shqipëria ka një ekspozim të lartë ndaj burimeve hidro dhe për shkak të kushteve atmosferike (përkatësisht, vera dhe vjeshta e thatë) po importon sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike me çmime të larta. Shqipëria është përgjithësisht një vend importues neto, por në kushte të favorshme hidrologjike eksportet e vendit janë të larta gjatë stinës së pranverës”, thuhet në raport.

Në dokumentin që analizon impaktin e rritjes së cmimit të energjisë në bursa për disa vende, theksohet gjithashtu se bizneset që kanë dalë në treg të lirë po ndikohen drejtpërdrejt nga cmimet e larta.
 “Konsumatorët industrialë dhe konsumatorët e tjerë që furnizohen në tregun e lirë janë duke blerë me çmimin e tregut rajonal, prandaj bizneset e tyre ndikohen drejtpërdrejt nga rritja e ndjeshme e çmimeve” thuhet në raport.

Nga janari i vitit të ardhshëm në tregun e lirë të energjisë do të dalin edhe 7358 biznese të tjerë të lidhur ne tension 20,10 dhe 6 kv si vazhdim i reformës së liberalizimit. Faza e parë e kësaj reforme nisi në 2018 me daljen e mbi 90 kompanive të lidhura në tension 35 klilovolt. Procesi u shoqërua me problematika pasi kompanitë nuk arrinin të siguronin energji në treg të lirë për shkak të mungesës së eksperiencës dhe periudha e tranzicinit zgjati dy vite. 
Gjatë kësaj kohe, bizneset u  furnizuan me cmime tregu nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (pjesë e OSHEE).
Edhe për bizneset që do të dalin në treg në janar të vitit të ardhshëm pritet të ndiqet e njëjta praktikë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›