E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet në prag të festave të fundvitit, nuk kanë ndryshuar, sipas instat inflacioni 2.1 %

Edhe pse ndodhemi në prag të festave të fundvitit, për disa qytetarë çmimet e produkteve ushqimore kanë mbetur të njëjta.

Gjatë një vëzhgimi në disa tregje të Tiranës u vu re se për çdo artikull e kishte të afishuar çmimin përkatës.

Qytetarët thonë se kjo situatë i ndihmon të planifikojnë më mirë shpenzimet për festat.

Ndërkohë, pensionistët i konsiderojnë çmimet të përballueshme dhe shprehen se mund të blejnë vetëm produktet bazë.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2025 arriti në 120,1 dhe ndryshimi vjetor ishte 2,1%, nga 2,0% një vit më parë. Rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, ndërsa ndryshimi mujor shënoi një rënie prej 0,2%.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›