E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria Bëhet” proteston, aktivistët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Aktivistët e “Shqipëria Bëhet” protestuan këtë të shtunë para ambienteve të Kryeministrisë.  

Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përplasur me policinë, teksa këta të fundit kanë tentuar të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballë Kryeministrisë.

Mes ovacioneve qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama

Prej 2 javësh kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizjeje janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›