Cmimet njohin vetem rritje

Ne treg prodhime vendi mund te gjesh vetem sallate, spinaq, qepe te njoma, ndersa produktet e tjera jane importi me cmime relativisht te larta.
Nese vjet ne kete periudhe me 1000 leke blije 3 kilograme qepe apo 3 kilograme patate, sot 1 kilogram qepe kushton 900 leke, ndersa 1 kilogram patate shkon nga 600-650 leke.
Por jo vetem per qepet dhe patatet ka pasur rritje cmimesh, edhe per produkte te tjera si speci, domatja, preshi, spinaqi etj.
Per keto produkte rritja e cmimeve ka variuar nga 100-500 leke te vjetra per kilogram. Varferia ne produkte vendase ne treg dhe fakti qe pjesa me e madhe e produkteve ne treg vjen nga importi eshte dhe arsyeja kryesore e kesaj rritjeje cmimesh.
“Karrotat jane 100 leke, vjet ishin 60 leke te reja. Jane te gjitha produkte importi, qepa, patellxhani, te gjitha. Nga vendi nuk ka asgje”, thote nje tregtare.