E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet stabilizohen, inflacioni i dhjetorit 3,1%

Blerina Hoxha
Pavaresisht se muaji dhjetor ka shenuar volumet me te medha te shitjes se mallrave dhe sherbimeve, niveli i pergjithshem i cmimeve ne vend qe te ndodhej ne presion rritjeje, ka shenuar zbutje ne krahasim me muajin paraardhes. Sipas Institutit te Statistikes, INSTAT, inflacioni gjate muajit dhjetor arriti 3,1 per qind. Ky ka qene niveli me i ulet qe nga muaji korrik 2007. Matjet jane bere me shporten e mallrave te 2001, pavaresisht se gjate dhjetorit qe shkoi eshte prezantuar shporta e re e mallrave, me te cilat matet treguesi i ndryshueshmerise se cmimeve. Gjate muajit dhjetor, rritje pesuan ushqimet dhe pijet alkoolike me 2,9 per qind. Brenda ketij grupi, rritja me e madhe prej 11,1 per qind verehet ne perime. Sipas INSTAT, ne kete grup vihen re rritjet e cmimeve te kastraveceve dhe patellxhaneve me mbi 50 per qind, specave me 47,9 per qind, spinaqit me 31,5 per qind, ullinjve me 8,6 per qind, fasules me 3,5 per qind etj. Cmimet e disa zarzavateve te tjera shenuan ulje gjate ketij muaji, ku mund te permendim uljet e cmimeve te karotave me 6,4 per qind, lulelakres me 6,0 per qind, domateve me 2,5 per qind, lakrave me 1,7 per qind etj. Po keshtu te ndikuara nga konsumi i festave, frutat kane shenuar nje rritje prej 10,8 per qind, ku mund te permendim rritjet e cmimit te molleve me 3,1 per qind, dardhave me 3,4 per qind, limoneve me 1,8 per qind, kivit me 1,7 per qind, mandarinave me 1,2 per qind.
Gjate muajit dhjetor, sipas INSTAT, cmimet jane rritur pothuajse ne te gjitha nengrupet e tjera te ushqimeve si vajra dhe yndyra, qumeshti, djathi dhe vezet. Gjithashtu, rritje pesuan edhe cmimet e energjise, lendeve djegese, qirase dhe transportit.
Instituti i Statistikes prezantoi gjate dhjetorit te vitit qe shkoi rezultatet e anketes per shporten e re te mallrave, mbi te cilen do te matet inflacioni qe nga dhjetori i ketij viti e ne vazhdim. Anketa e cila kete radhe ka perfshire edhe shpenzimet e familjeve ne zonat rurale, ka sjelle mjaft risi ne ndryshimet e shpenzimeve te shqiptareve qe nga viti 2000. Pesha e shpenzimeve per qira, uje, lende djegese dhe energji eshte pergjysmuar ne krahasim me 2001, ndersa jane dyfishuar shpenzimet per mobilim dhe rikonstruksion shtepie. Nese ne vitin 1993 rreth 69 per qind e buxheteve te familjeve shqiptare perdoreshin per ushqime dhe pije joalkoolike, dhe ne vitin 2001 shpenzoheshin 42 per qind per kete kategori, aktualisht nuk perdoren me shume se 39,3 per qind. Shporta e re e artikujve permban 272 artikuj, nga 266 artikuj qe kishte shporta e meparshme. Ne shporten e re jane shtuar 24 artikuj te rinj dhe jane hequr 9 artikuj nga shporta e vjeter. Llogaritja e peshave te artikujve eshte bere duke marre ne konsiderate shpenzimet totale te familjeve shqiptare si ne fshat ashtu edhe ne qytet, njoftuan zyrtaret e INSTAT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›