Pse grate s
Nga Gloria Steinem*
Gruaja, per te cilen dua te flas, u be juriste pas disa vjetesh pune si organizatore komuniteti, u martua me juristin e nje ndermarrjeje dhe eshte nena e dy vogelusheve 9 dhe 6 vjece. Vete ajo, eshte e bija e nje nene amerikane te bardhe dhe e nje babai afrikan me ngjyre. Ne kete vend, ku raca nuk mund te anashkalohet, ajo konsiderohet e zeze. Ka sherbyer si parlamentare per tete vjet, dhe eshte kthyer ne nje ze frymezues per unitetin e kombit.
Tregohuni te ndershem: Mendoni se kjo eshte biografia e dikujt qe mund te zgjidhet ne Senatin e SHBA-se? Pas me pak se nje mandati atje, mendoni se mund te jete e besueshme si kandidate per te kryesuar vendin me te fuqishem ne bote?
Nese u pergjigjeni me "jo" te dyja pyetjeve, ka edhe shume te tjere si ju. Gjinia eshte ndoshta forca me kufizuese ne shoqerine amerikane, ndersa ceshtja shtrohet se kush duhet te qendroje ne kuzhine dhe kush ne Shtepine e Bardhe. Ky vend qendron shume poshte ne listen e vendeve qe zgjedhin grate, sipas nje studimi, duke e polarizuar rolin e gjinive me shume se ne vendet me nivel mesatar demokracie.
Prandaj edhe zgjedhjet paraprake ne Iowa ndoqen modelin tone historik te ndryshimit. Njerezve me ngjyre u eshte dhene vota nje gjysme shekulli perpara se gra te cdo lloj race te lejoheshin te linin gjurme ne zgjedhje, dhe ne pergjithesi ata kane ardhur ne pushtet, qe nga postet ushtarake deri ne zyrat drejtuese, perpara cdo gruaje.
Nese juristja e pershkruar me lart do te kishte qene po aq karizmatike, por e quajtur le te themi Achola Obama ne vend te Barak Obama, do t'ia kishin ngrene arrat me kohe. Ne fakt, as ajo dhe as Hillari Klinton nuk mund te kishin perdorur stilin publik te Barak Obamas, dhe as te Bill Klintonit, pa rrezikuar te konsideroheshin si teper emocionale nga "ekspertet" e Uashingtonit.
Pra, perse pengesa gjinore nuk merret aq seriozisht sa edhe ajo raciale? Arsyet jane po aq te prekshme sa edhe ajri qe thithim, sepse seksizmi vazhdon te ngaterrohet me natyren sic ndodhte dikur me racizmin, sepse asgje nga ato qe u perkasin meshkujve nuk shihen me po aq seriozitet sa ato qe prekin "vetem" gjysmen femerore te races njerezore, sepse femijet vazhdojne te rriten kryesisht nen kujdesin e nenave (po ta themi disi te zbutur), keshtu qe burrat kane vecanerisht tendencen te ndihen se po i kthehen femijerise kur kane te bejne me nje grua te fuqishme apo autoritare, sepse racizmi i portretizon burrat me ngjyre si me "mashkullore" dhe sepse nuk ekziston ende rruga e "duhur" per te qene nje grua ne krye te pushtetit, pa u konsideruar si nje "e di ti se cfare".
Une nuk po behem avokati i me te fortit ne gare. Sistemi i kastave te gjinise dhe races jane te ndervarur dhe mund te crrenjosen vetem se bashku. Prandaj edhe senatoret Obama dhe Klinton duhet te tregohen te kujdesshem per te mos e lejuar nje debat te shendoshe te degjeneroje ne nje lloj armiqesie, per te cilin media "vdes". Levizjet abolicioniste dhe per te drejten e votimit njohen progres vetem kur u bashkuan dhe u demtuan nga ndarja, kete nuk duhet ta harrojme.
Une e mbeshtes senatoren Klinton, sepse ashtu si senatori Obama ka eksperience si organizatore komuniteti, por ajo ka edhe me shume vite ne Senat, ka nje trajnim tetevjecar te paprecedent per kete detyre ne Shtepine e Bardhe, nuk i duhet te provoje maskulinitetin, ka potencialin per t'i hapur rubinetin nje rezervuari te madh me talente te ketij vendi nepermjet shembullit te saj, dhe tani edhe kurajen per te thyer rregullin e te mos derdhurit lot. Nuk jam kunder Obames, nese do te nominohet. Do ta mbeshtes vullnetarisht. Ne fakt po te shikoni votimet gjate periudhes se mbivendosjes dyvjecare ne Senat, ato kane qene njesoj ne 90 per qind te kohes. Per me teper per te rregulluar rremujen e lene pas nga Presidenti Bush, do te na duhen ndoshta dy mandate te presidentes Klinton dhe dy te presidentit Obama.
Por ajo qe me shqeteson mua eshte se ai konsiderohet si unifikues nga raca e tij, ndersa ajo si percarese nga gjinia e saj.
Ajo qe me shqeteson mua eshte se ajo akuzohet se "po luan me karten e gjinise" po te citojme meshkujt me pervoje te klubit, ndersa ai shihet si unifikues per shkak te citimit te konfrontimeve per te drejtat civile.
Ajo qe me shqeteson mua eshte se votuesit meshkuj ne Iowa konsiderohen si pa gjini kur mbeshtesin njerin prej te tyreve, ndersa votueset femra konsiderohen si te njeanshme kur e bejne dhe te pabesa kur nuk e bejne.
Ajo qe me shqeteson eshte se gazetaret e injorojne varesine e Obamas nga e vjetra, per shembull krahasimet e shpeshta ne fushate me Xhon Fizxherald Kenedi, megjithese senatori Eduard Kenedi mbeshtet senatoren Klinton, ndersa nuk e sfidojne shpifjen se politikat e saj progresive jane pjese e staus quo-se se Uashingtonit.
Ajo qe me shqeteson mua eshte se disa gra, ndoshta ato me te reja ne moshe, shpresojne ta mohojne ose t'i shpetojne sistemit te kastes gjinore: keshtu grate e Iowas mbi 50 dhe 60 vjec qe mbeshteten fuqishem senatoren Klinton provuan edhe nje here se grate jane i vetmi grup qe behet edhe me radikal me kalimin e moshes.
Ky vend nuk mund ta perballoje me zgjedhjen e lidereve tane nga nje grup talentesh te kufizuar nga seksi, raca, parate, baballaret e fuqishem. Ka ardhur koha te jemi krenare per prishjen e te gjitha ketyre pengesave. Ne duhet te jemi ne gjendje te themi: "Po e mbeshtes ate, sepse do te jete nje presidente e shkelqyer dhe sepse eshte grua".
(*) Marre nga "New York Times"; Gloria Steinem eshte bashkethemeluese e Qendres se Medias per Grate