Çmimi “Idromeno” rikthen artin e të rinjve – Besa Mustafaj shpallet fituese e edicionit të 8-të

Pas një pauze dyvjeçare, Çmimi “Idromeno” u rikthye si pjesë e kalendarit vjetor të Galerisë së Arteve Shkodër, duke shënuar edicionin e tetë të këtij konkursi të artit bashkëkohor, dedikuar artistëve të rinj.
“Në artet bashkëkohore, sinergjia është më e fortë dhe lloji i këtij arti kërkon një art analitik eksperimentues, kërkues”, u shpreh Fatmir Juka, Drejtor, Galeria e Arteve Shkodër.
“E konsiderojnë këtë fushë të artit si një mundësi për të komunikuar, analizu”, tha Sidi Kanani, kurator.
Fituesja e këtij edicioni u shpall Besa Mustafaj, vepra e së cilës u vlerësua nga juria për karakterin reflektues në një botë ku ritmi i jetës po përshpejtohet.
“Vepra që ka fituar këtë çmimi të edicionit të 8 është një vepër që na ka kërkuar të ndalonim pak për një shikim më të vëmendshëm”, tha Klaudia Fagu, Anëtare e Jurisë.
Pas përfundimit të Çmimit “Idromeno”, Galeria e Arteve Shkodër po përgatitet të çelë ekspozitën më të rëndësishme të kalendarit vjetor “Salloni i Vjeshtës”, që pritet të mbledhë artistë të afirmuar dhe emra të rinj të artit shqiptar.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/