E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çmimi Oscar, Akademia reagon pas incidentit Smith- Rock: Nuk e tolerojmë dhunën!

Akademia po vlerëson sherrin mes Will Smith dhe Chris Rock, në ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Gjatë shfaqjes së çmimeve të 27 marsit, aktori i “King Richard” u ngrit nga vendi i tij dhe e goditi me shuplakë komedianin, pasi Chris bëri një shaka për gruan e Will, Jada Pinkett Smith.

“Jada, të dua. G.I. Jane 2, mezi pres ta shoh, në rregull?” Chris tha nga skena si Jada, e cila ka qenë e hapur për diagnozën e saj të alopecisë, dhe Will e shikonte nga rreshti i parë. Pasi Will u përball me Chris në skenë, ai i tha atij: “Mbaje emrin e gruas sime nga goja jote e fëlliqur”.

Organizatori i ceremonisë së Oscar shkroi në Twitter se nuk e fal dhunën pas një incidenti në të cilin aktori Will Smith goditi në fytyrë prezantuesin Chris Rock, në skenë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Akademia ka lëshuar një deklaratë pas incidentit. “Akademia nuk e toleron dhunën në asnjë lloj forme. Ne jemi të lumtur të festojmë për triumfuesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga dashamirësit e filmit në mbarë botën”.

Ndërkohë që ka patur reagime të ndara  edhe nga të famshëm, me Mia Farrow që tha se fjalët e Rock-ut ishin “thjesht një shaka” dhe regjisori Rob Reiner, duke thënë se Smith i detyrohej Rock “një falje të madhe“.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›