Panairi “Puno dhe studio”në Shkodër, kompanitë paraqesin qindra vende të lira pune. Interes i lartë nga të rinjtë

Të rinjtë kanë mundësi të zgjedhin jo vetëm të arsimohen, por edhe të punojnë në Shqipëri. Për një prezantim të kësaj oferte, prej 15 marsit ka nisur udhëtimin edicioni i 14-të i panairit “ Puno dhe studio”.
Pas Dibrës dhe Kukësit, Shkodra ishte qyteti i tretë ku universitete dhe kompani në vend, kanë shpallur ofertat e tyre për studim dhe punësim. Interesimi i të rinjve ishte mjaft i lartë:
Panairi organizohet nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë, Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe shumë partnerë të tjerë.
Panairi do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë për t’u përmbyllur me 7-8 prill në Tiranë.
/rtsh/