E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi Pekini therret ambasadorin norvegjez

Qeveria kineze ka thirrur ambasadorin norvegjez ne Pekin per te protestuar kunder dhenies se cmimit Nobel per Paqen disidentit Liu Xiaobo.

Kane dashur te shprehin zyrtarisht opinionin e tyre kundershtimin e tyre dhe protesten e tyre e ka komentuar ngjarjen ministri i Jashtem norvegjez.

Ai ka theksuar se qeveria nuk eshte pergjegjese per dhenien e cmimit disidentit i cili aktualisht ndodhet ne nje burg te Kines.

Ky eshte nje komitet i pavarur dhe eshte e nevojshme te vazhdojme raportet e mira dypaleshe qe kane vendet tona ka shtuar ministri.

Nderkohe presidenti amerikan Barack Obama pasi ka pershendetur dhenien e cmimit disidentit Liu Xiaobo i ka kerkuar Kines qe ta liroje ate nga burgu.

Obama e ka cilesuar Liu si nje zedhenes kurajoz dhe elokuent per progresin e vlerave te njeriut permes mjeteve paqesore dhe jo te dhunshme.

Gjithashtu presidenti ka vleresuar mbeshtetjen qe disidenti i ka dhene demokraicse te drejtave te njeriut dhe respektit te ligjit.

Vleresime kane ardhur edhe nga fituesi i Nobelit per Paqen ne 1983-shin Lech Eumlalesa i cili eshte shprehur se cmimi i sotem eshte nje sfide per Kinen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›