Hungari 6 te vdekur nga balta toksike

Jane gjashte personat qe kane humbur jeten nga katastrofa ekologjike qe ndodhi tre dite me pare ne nje impiant me lende toksike ne Ajka te Hungarise.
Lajmin e ka bere te ditur zyra lokale e mbrojtjes civile. Kufoma e viktimes se gjashte eshte gjetur ne Devecser nje nga dy lokalitetet me te prekura.
Fillimisht bilanci bente fjale per kater te vdekur dhe tre te zhdukur por sot u konfirmua vdekja e nje te plagosuri dhe tani gjetja e trupit te gjashte.
Mbrojtja civile shton me tej se numri i te plagosurve qe jane te shtruar ne spital eshte 60 persona.