E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i Brazilit Hulkenberg ne pole

Ka arritur pole position-in e pare ne F1 Nico Hulkenberg i cili ka habitur te gjithe me nje rezultat te pabesueshem 114.470.

Piloti gjerman i Williams ka dominuar fazen e trete te provave ne Interlagos.

23 vjecari ne debutimin e tij te pare ne piste ka shfrytezuar me se miri gomat slick mbi asfaltin qe thahej ne perfundim te nje dite qe nisi me shi.

Hulkenberg ne pole-in e pare te karrieres do te niset para Red Bull-it te bashkekombasit Sebastian Vettel i cili kapi kohen 115.519.

Ndersa australiani i se njejtes skuderi Mark Webber do te hape rreshtin e dyte te kompletuar nga McLaren Mercedes te anglezit Lewis Hamilton.

Zhgenjyese ka qene paraqitja e Fernando Alonso. Piloti spanjoll i Ferrari-t duhet te kenaqet vetem me vendin e peste. Iberiku i cili teorikisht mund te shpallet te dielen kampion bote do te niset nga rreshti i trete perkrah brazilianit Rubens Barrichello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›