E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini Me urrejne ngaqe jam italian

LONDER-Humbja 3-1 ndaj modesteve te Lesh Pozhnan e ka vene seriozisht ne rrezik postin e Roberto Mancinit si trajneri i Mancester Sitit. Ndonese ka bere nje fushate te cmendur blerjesh duke marre futbolliste si Baloteli David Silva Jaja Ture Kolarov apo Xhejms Milner ecuria e Citizens duket nje deshtim me vete
i miliardave te dhena nga sheiku Al Mansur. Humbja ne Poloni ishte e treta radhazi pas atyre me Arsenal dhe Ulves ndersa shtypi anglez nxjerr cdo dite nje histori sherri mes Mancinit dhe lojtareve te ndryshem te skuadres. Madje duket se eshte krijuar edhe nje grup anti Mancini me ne krye Tevez Adebajor dhe Shei Given. Perse duhet te shqetesohem nese me shkarkojne - ka thene Mancini. - Te thua- sh qe skuadra eshte kunder meje eshte nje genjeshter nje plehre mediatike. Kam diskutuar me lojtaret dhe te gjithe jane me mua te bindur se rezultatet do te vijne. Tabloidet e kane me ne pasi Siti ka nje trajner italian. Me vjen
keq ta them por kur behet fjale per futboll anglezet jane shume nacionaliste. Klubi me ka kerkuar kualifikimin per ne Champions League dhe jemi duke luftuar per te shtoi italiani.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›