Cmimi i benzines, dje 5 leke me shume
Blerina Hoxha
Te gjitha pikat e shitjes me pakice te karburanteve e kane nisur diten dje, me rritje te cmimit me 5 leke per liter. Keshtu nga 116 leke qe kushtonte nje dite me pare nje liter benzine dje, ka kushtuar 121 leke. Vete tregtaret e shpjegojne kete fakt me rritjen e cmimit te naftes ne tregun nderkombetar, e cila tani ka arritur ne kuoten e 60 dollareve per fuci. Por po te bejme nje krahasim historik kur cmimi ne tregun nderkombetar ishte 60 dollare per USD dhe kursi i kembimit dollarit ne vendin 120 leke, nje liter karburant ne treg nuk kushtonte me shume se 80 leke. Sipas kesaj logjike nese tregtaret e naftes rrisnin cmimet duke marre si shkak tregun nderkombetar, i bie qe nese cmimi nje fucie nafte ne tregun e jashtem do te kushtoje 140 dollare, si ne fillim te vitit qe shkoi, cmimi i nje litri nafte ketu te kaloje 300 leke te reja. Vjet ne pranvere kur cmimi i naftes arriti 140 dollare fucia, ne vendin tone nje liter nafte kushtoi 165 leke. Mirepo tregu i brendshem i naftes ka krijuar nje tradite spekulimi, qe kur cmimet ne tregun nderkombetar ulen, efektet ne Shqiperi percillen shume ngadale dhe jo ne masen e duhur, por nga ana tjeter porsa cmimet rriten, menjehere tregu vendas, jo vetem qe reagon ne kohe, por i rrit cmimet me shume se tregu i jashtem. Rritja me e fundit per cmimin e benzines dhe naftes me me shume se 5 leke per liter eshte bere ne mes te muajit maj. Rritjet "Made in Albania" te cmimeve, po behen ne nje moment kur vendi eshte ne prag te fushates elektorale dhe vemendja e institucioneve, mediave dhe opinionit ne teresi eshte perqendruar tek fushata. Sipas nje tradite historike, por edhe sipas vrojtimeve qe kane bere institucionet e specializuara, tregu i karburanteve ne vendin tone mbetet shume spekulativ edhe ne momente normale. Nafta qe shitet ne Shqiperi pavaresisht se vazhdon te kete cilesine me te dobet ne rajon, ka cmimin me te larte. Vete tregtaret e ketij sektori e pranojne se spekulohet me cmimin, por se shkaku mbetet ende jetim. Importuesit shprehen se pikat e pakices spekulojne me cmimin, ndersa vete tregtaret e pakices fajesojne importuesit qe nuk po i ndryshojne cmimet. Pavaresisht replikave dhe deklaratave, konsumatoret paguajne te pakten 40 leke me shume per liter, vetem si rezultat i spekulimit me cmimin.
Cmimi, kompanite merren vesh me njera -tjetren
Marreveshjet mes kompanive qe tregtojne karburante me shumice kane shmangur konkurrencen dhe per pasoje cmimet e karburanteve ne vendin tone jane te larta. Ky eshte perfundimi i raportit qe ka hartuar sekretariati i autoritetit te konkurrences mbi hetimin e thelluar ne tregun e karburanteve. Pas seancave degjimore me shtate kompanite e medha te karburanteve autoriteti do te jape nje vendim perfundimtar. Nese raporti do te rezultoje i argumentuar kompanite mund te gjobiten deri ne 10 per qind te xhiros. Kompanite e shumices jane akuzuar nga disa drejtime se po mbajne te larte cmimin e naftes ne tregun e brendshem. Ne tregjet e huaja cmimet e naftes kane rene mbi 50 per qind ndersa ne Shqiperi renia eshte vetem 15 per qind. Ndersa ne tregun nderkombetar nje fuci nafte kushtoi dje 57 dollare. Nderkohe qe tregu vendas po tregohet mjaft agresiv me rritjen e cmimeve te naftes per shkak te nje ndryshimi ne tregun nderkombetar. Por nuk ka vepruar ne te njejten menyre kur cmimet u ulen ne fillim te ketij viti. Recensioni mbare global duket se e ka ulur ne menyre drastike kerkesen per naftes.