E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çmimi i fasules i lartë, ndikoi rënia e rendimentit të prodhimit

Çmimi i fasules në treg vijon të jetë i lartë. Ajo tregtohet me 600 lekë kilogrami dhe sipas fermerëve, shkak për vendosjen e këtij çmimi është ulja e rendimentit të prodhimit. Ky vit ka pasur më pak sasi pasi prodhimi u ndikua nga temperaturat tepër të larta që shoqëruan stinën e verës.

“Sivjet ishte rezultati më i dobët, prodhimi ka qenë nga 20 kg për dynym deri në 50 kg. Çmimi sot për sot është 6 mijë lek”, u shpreh fermeri Fatmir Feratllari.

Nga ana tjetër, konsumatorët thonë se ka një rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e kaluar, pothuajse në çdo produkt bujqësor.

Specialistët por edhe fermerët thonë se pavarësisht problemeve që kanë hasur me kulturën e fasules, ajo e prodhuar në Maliq ka arritur të shitet në tregun vendas dhe më së shumti në Kosovë e Maqedoni.

Gazetare: Geralda Sali

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›