E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i naftes, rrit inflacionin

Niveli i pergjithshem i cmimeve vijon te rritet me ritme te uleta. Te dhenat e fundit mbi inflacionin e muajit maj, flasin per nje rritje 2.1 per qind te tij. Sipas INSTAT nje vit me pare ky tregues ishte 4.2 per qind. Treguesi mujor i ndryshimit te cmimeve ka pesuar nje rritje te lehte ne muajin maj, per shkak te rritjes se cmimit te naftes dhe benzines. INSTAT njoftoi dje se indeksi i grupit "transport" shenoi nje rritje prej 0.4 per qind, per shkak se gjate muajit qe shkoi cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 0.6 per qind dhe cmimi i benzines 2.5 per qind. Indeksi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike shenoi nje ulje prej 1.9 per qind, me nje ndikim prej - 0.7 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi, ulja me e madhe prej 11.9 per qind verehet tek zarzavate. Ketu mund te permendim uljen e cmimit te specave me 34.2 per qind, domateve me 26.6 per qind, patellxhaneve me 22.1 per qind, kastraveceve me 12.4 per qind, qepeve te njoma me 7.9 per qind, etj. indeksi i cmimeve te frutave shenoi nje rritje prej 0.2 per qind, ku mund te permendim rritjen e cmimit te dardheve me 9.1 per qind, limoneve me 3.9 per qind, bananeve me 1.4 per qind,etj. Cmimet e disa frutave te tjera shenuan ulje gjate ketij muaji, ku mund te vecojme uljet e cmimit te portokallieve me 1.6 per qind, kivit me 1.8 per qind, molleve me 0.8 per qind, etj. Gjate muajit maj cmimet jane ulur edhe ne disa nengrupet e tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te vecojme uljet e cmimeve te vajrave dhe yndyrave me 1.4 per qind, peshkut me 0.8 per qind, qumeshti, djathe e veze" me 0.4 per qind dhe bukes e dritherave me 0.3 per qind, etj. Nga ana tjeter cmimet per sherbimet e shendetit pesuan nje rritje me 0.4 per qind ne maj, ku mund te permendim rritjen e cmimeve te sherbimeve mjekesore me 1.1 per qind. Gjithashtu ne muajin maj indeksi i grupit "Qira , uje, lende djegese dhe energji" shenoi nje ulje prej 0.2 per qind, ku mund te vecojme uljen e cmimit te lendes djegese prej 0.5 per qind.

Inflacioni i ulet, shkak cmimet e uleta te importit

Cmimet e mallrave te importit kane rene me rreth 5 per qind, ne krahasim me nje vit me pare. Duke qene se, Shqiperia eshte nje vend me konsum pothuajse mbi 90 per qind te bazuar ne importe, ulja e cmimeve ne vendet e tjera ndikon ne menyre te drejtperdrejte edhe cmimet ne tregun vendase. Sipas Autoritetit Qendror Bankar inflacioni i importuar, shenoi norma te uleta rritjeje ne tremujorin e pare te vitit 2009. Ndersa, norma vjetore e inflacionit te importuar rezultoi 0.2 per qind, rreth 5 pike perqindje me e ulet se nje vit me pare dhe 1 pike perqindje me e larte, se e tremujorit te katert te vitit 2008. Ngadalesimi i ritmeve te rritjes vjetore eshte shkaktuar kryesisht nga renia e ndjeshme e cmimeve te huaja dhe nga efekti prapaveprues i vleresimit te monedhes tone. Cmimet e huaja jane luhatur ndjeshem gjate vitit te kaluar, duke marre vlera ne intervalin 2.1 - 4.3 per qind. Ato u rriten ne nivel vjetor mesatarisht me 3.6 per qind gjate vitit 2008, duke kaluar mesataren e tyre historike me 1 pike perqindje. Ndryshimi vjetor i indeksit te cmimeve te huaja ne tremujorin e pare te vitit ishte 1.5 per qind, niveli me i ulet i regjistruar ne nente vitet e fundit. Renia e cmimeve te lendeve baze, ushqime dhe nafte, si dhe ngadalesimi i rritjes ekonomike ne Itali dhe Greqi kane nxitur renien e cmimeve te konsumit. Inflacioni ne vend ka shfaqur te njejten sjellje, duke deshmuar per ndikimin e ecurise se cmimeve te huaja, ne procesin cmimformues ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›