Edi Rama: Meta, opozita e opozites socialiste
"Dikush me sugjeroi rruges kur po vija, qe t'i them Sali Berishes se plakur jemi ne, te gjithe bashke tek Skenderbeu, po zotrote kur do te shkosh te Bajram Curri". Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, drejtuar kryeministrit Sali Berisha, gjate nje mitingu elektoral te zhvilluar ne Kruje dhe Fushe-Kruje. Duke vijuar me tej repliken ndaj Berishes, kryesocialisti sqaroi se pergjigja e tij ndaj mikut qe e sugjeroi ta thoshte kete, ishte se figurat e medha te historise: Skenderbeu, Ismail Qemali, Bajram Curri, Fan Noli, te gjithe ata qe e kane ngritur lart emrin e Shqiperise dhe qe jane nje arsye per t'u krenuar, jane njekohesisht nje arsye per t'u bashkuar qe te gjithe, nen te njejtin flamur. "Jane arsye per t'u bashkuar per te njejtat ideale qe nuk vjetrohen kurre dhe me ide te reja, drejt nje Evrope qe eshte nje enderr e vjeter shqiptare, por qe nuk mund te jete me enderr per femijet e ketij vendi, per femijet e socialisteve dhe per femijet e demokrateve", vleresoi kryetari i Partise Socialiste. Ai u tha mbeshtetesve se Partia Socialiste eshte per nje politike te re, qe do te hape vende te reja pune, duke nxitur prodhimin vendas, per nje politike te re qe do te transformoje fshatin per te ushqyer cdo familje dhe cdo femije te Shqiperise. Me tej, Rama theksoi se partia e tij eshte per nje politike te re qe do te rimekembe arsimin per te aftesuar femijet tane, femijet e socialisteve e demokrateve pa dallim, qytetare te neserm shqiptar te Bashkimit Evropian. "Per nje politike te re qe do te rithemeloje shendetesine shqiptare, per t'u kujdesur denjesisht per te gjithe te semuret dhe te moshuarit nder ne. Duke e rikthyer shtetin ne krye te detyres dhe duke e cuar qeverine prane njerezve, kudo ku ata jetojne", deklaroi kandidati per postin e kryeministrit nga koalicioni i majte "Bashkimi per ndryshim", Edi Rama. Sipas tij, Sali Berisha ua kerkon voten e vetme qe keni, per te vetmen arsye, se ka nje biznes per te mbajtur me qeverine. "Te tjere djathtas ne pushtet, apo majtas ne opoziten e opozites, jua u kerkojne te vetmen vote per te nxjerre nje gjysme deputeti, qe me pas ta nxjerre mandatin e marre nga ju, ne pazarin e vjeter te politikes se numrave dhe te interesave personale", kritikoi kundershtaret e tij kryesocialisti. Keto vota sipas tij, do t'i perdorin per ta mbajtur edhe 4 vjet te tjera peng qeverine tuaj, njesoj sic e kemi pare te jete peng i lloj-lloj kryeministrash, i lloj-lloj ministrash, i lloj-lloj interesash qe s'kane te bejne me interesat tuaja, me interesat e familjeve tuaja, me interesat e vendit tuaj. "Kurse une ua kerkoj voten per te bere nje ndarje te prere, nje ndarje radikale, nje ndarje perfundimtare me te shkuaren dhe me politiken e se shkuares", deklaroi arsyet se pse duhet te votojne per Partine Socialiste, Edi Rama. Ndersa gjate nje ndalese ne Gurin e Kuq te Pogradeci, ku ka zhvilluar takime me ish-minatoret, kryesocialisti ka premtuar firmosjen e statusit te minatorit ne 100 ditet e pare te qeverisjes se tij. Lideri socialist premtoi per ata minatore qe nuk kane arritur moshen e pensionit, kjo moshe do te frenohet ne moshen 59 vjec. Ai tha se per kategorine e atyre qe nuk punojne dot dhe nuk e kane arritur moshen e pensionit, jo vetem trajtimin e vecante prej 6500 lekesh, por edhe pensionin minimal qe fillon te pakten nga 12 mije leke.