E Diel, 1 Nëntor 2026

Coi gruan ne vetehelmim, denohet nje vit burg

Gjykata e Tiranes denon me nje vit burg 40-vjecarin qe coi bashkeshorten e tij drejt vetehelmimit. Dje, togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtari Ilir Mustafaj, kane dhene vendimin final pas disa muajve proces per te pandehurin Adriatik Haklaj, banues ne Bathore te kryeqytetit. Sipas vendimit, Haklaj akuzohet se me 22 gusht te vitit te kaluar, ka detyruar gruan e tij, pas presionit e keqtrajtimeve, qe te pinte nje grusht me pleh kimik nitrat dhe qe rrezikoi jeten me aktin e kryer. Por, gjykata vendosi gjate procesit gjykimin e shkurtuar dhe denimin perfundimtar me 8 muaj burg. Vete Haklaj gjate hetimeve e ka cilesuar si nje vetembrojte nga e shoqja, pasi kjo e fundit vuante nga crregullimet mendore dhe donte ta fuste ne burg. Ngjarja, per te cilen akuzohej 40-vjecari, ka ndodhur me 22 gusht te vitit te kaluar, ne lagjen Bathore te Tiranes. Haklaj, sipas hetimeve te policise dhe rrefimit te te demtuares 38-vjecare, L. Haklaj, qe shpetoi fal nderhyrjes se mjekeve, nepermjet keqtrajtimeve e ka cuar drejt veteflijimit. Nderkohe qe te afermit, pasi e kane gjetur gruan ne gjendje agonie ne banese, e cuan drejt Spitalit Ushtarak, ku edhe ka marre ndihmen e pare mjekesore. Pas rrefimit te bashkeshortes, Adriatik Haklaj eshte arrestuar, ndersa nuk e pranoi asnjehere akuzen e shtyrjes ne vetevrasje te se shoqes, duke e quajtur nje veprim te qellimshem. Megjithate, gjate procesit gjyqesor, ai eshte shprehur se e kishte keqtrajtuar te shoqen, pasi ajo kishte probleme mendore, por jo se kishte dashur qe te vetehelmohej. Ne saje te ketij rrefimi, 40-vjecari arriti te perfitonte edhe gjykimin e shkurtuar. Ne vendimin e lexuar dje te trupit gjykues thuhet se Haklajt i kane mbetur per te vuajtur ne qeli edhe 8 muaj burg.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›