Coli: Aleks Keka, korrier droge

Deshmitari dhe bashkepunetori i drejtesise ne procesin kunder bandes se Durresit, ka habitur trupen gjykuese, prokurorine por edhe avokatet e te pandehurve, kur gjate procesit me dyer te mbyllura ka folur edhe per Aleks Keken.
Sipas Colit, Keka eshte perdorur vite me pare nga banda e Durresit si korrier i droges ne Mal te Zi. Emri i Aleks Kekes permendet nga deshmitari per here te pare, ndersa ne deshmine e dhene para prokurorise ai nuk e thote nje fakt te tille.
Kjo gje ka revoltuar avokatet, te cilet i thane gjykates se deshmitari duhet te mendohet sepse po thote fakte per te cilat s’ka folur ne deshmine e pendeses.
Por Coli ka vijuar edhe me detaje te reja duke lakuar emrin e nje avokati te njohur dhe te birit, qe sipas tij kishin nxjerre ne prite nje nga viktimat e bandes se Durresit.
Sipas Colit, avokati me inicialet A.H kishte njoftuar per vendndodhjen e shenjestres se radhes.