Vidhet me armë një bankë në Vlorë, grabitësit djegin makinën
VLORE - Tre persona me maskë kanë vjedhur me armë një bankë zonën e Skelës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13. 15 min të ditës së sotme. Grabitësit kanë hyrë në ambientet e kësaj banke pasi kanë nxjerrë armën tip kallashnikov kanë kërcënuar rojën private duke e izoluar në brendësi të kësaj banke. Më as kanë kërcënuar punonjësit e bankës që janë detyruar të nxjerrin paratë nga arka.
Pasi kanë marrë shumat nëpërmjet kërcënimeve, ata janë larguar me një automjet tip benz. Ndërkohë që 10 minuta më pas një automjet u gjet i përfshirë nga flakët në një nga zonat e lagjes '10 korriku' dhe dyshohet të jetë pikërisht mjeti që e përdorën grabitësit e bankës.
Policia po vijon veprimet në zonën e Skelës, ku është vjedhur dhe banka. Ende nuk ka shifër për shumën e parave që maskat kanë marrë, ndërsa që po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.