E Shtunë, 31 Tetor 2026

Collina shpallet gjyqtari me 25 vite sukses

Pierluigi Collina

E mërkurë, 19 janar 2011, NOA- Pierluigi Collina, u zgjodh  gjyqtari më i mirë i 25 viteve të fundit.

Ky përfundim erdhi pas  studimit të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Statistikave të Futbollit, IFFHS.

Lista e gjyqtarëve përfshin periudhën 1987-2011 dhe ajo është plotësuar në bazë të pikëve që i janë dhënë çdo arbitri, në disa disiplina të ndryshme, si numri i gabimeve arbitrale apo rëndësia e ndeshjeve të drejtuara.

Në të u bë e ditur se ish-gjyqtari italian i futbollit, Pierluigi Collina, është më i miri i 25 viteve të fundit, duke lënë pas qindra arbitra të tjerë, duke lënë në vendin e dytë gjermanin Markus Merk.

Collina është cilësuar si një ndër gjyqtarët më të ashpër dhe korrekt në të njëjtën kohë.

a.y/NOA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›