FIFA: Interi, klubi më i plakur

Ekipi i Interit
E enjte, 20 janar 2011, NOA- FIFA ka publikuar një studim interesant me të dhënat e futbollistëve dhe skuadrave, ku ka renditur Interin si skuadrën më të plakur në Europë.Ky studim i kryer nga departamenti i futbollistëve profesionistë pranë FIFA-s, konkludoi se, Kampionët e Europës e kanë moshën mesatare 29.6 vjeç, duke u cilësuar si një moshë tepër e lartë.
Kjo është hera e tretë që FIFA kryen këtë studim, i cili përfshin 13108 futbollistë të federuar në 534 skuadra në 36 kampionate.
me këtë rezultat, Interi ka lënë mbas Milanin, që deri vjet ishte më i vjetri i Europës, ndërsa Barcelona është cilësuar si skuadra më e vogël.
Sipas raportit të publikuar futbollistët po bëhet më të vjetër, më shtatlartë dhe mbi të gjitha më të lëvizshëm.
Më tej theksohet se 45.7 për qind e tyre kanë luajtur larg vendlindjes gjatë karrierës së tyre dhe vetëm 23 për qind e lojtarëve vazhdojnë karrierën me skuadrën ku e kanë nisur.
Në konkluzion ky studim ka theksuar se klubet e futbollit duhet të punojnë për të ndryshuar situatën, në mënyrë që ekipet të jenë në formë dhe jetëgjata në tituj.
a.y/NOA