E Hënë, 2 Nëntor 2026

Columbus dhe efekti Messi, ndryshohet stadiumi për ndeshjen me Miami-n

Efekti i Messit në MLS. Zyrtarët e Columbus Creë në fakt e kanë zhvendosur ndeshjen e madhe kundër Inter Miami të argjentinasit nga fusha e tyre Lower.com Field (rreth 20,000 vende) në Huntington Bank Field, shtëpia e Cleveland Broëns në NFL, e cila tërhoqi 60,614 spektatorë.

Ndeshja përfundoi 1-0 për skuadrën ku bën pjesë argjentinasi falë golit të Benjamin Cremaschi me kokë në minutën e 30-të në një krosim të përsosur të Weigandt dhe këto 3 pikë e çojnë Miami-n në vendin e tretë, një pikë pas Charlotte dhe Cincinnati (të cilët megjithatë kanë luajtur një ndeshje më shumë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›