Bolonja befason Interin, buzëqesh Napoli

Bolonja mposhti Interin 1-0 me një finalizim spektakolar të Orsolinit në minutën e 94-të, duke rihapur plotësisht garën për titull dhe zonën Champions.
Në Dall’Ara, në një ndeshje me intensitet të lartë, por me pak emocione golash, u desh një veprim teknikisht spektakolar nga anësori kuqeblu për të thyer ekuilibrin dhe për t’i dhënë tri pikët skuadrës së Italianos, pas një rivënie në shtesë.
Interi, i cili ishte i rrezikshëm vetëm me goditjet nga këndi në pjesën e parë me Carlos Augusto dhe Bastoni, lejoi Napolin ta arrinte në krye të tabelës me 71 pikë.