E Diel, 1 Nëntor 2026

Conference League, Dinamo City luan nesër ndaj Audës në Riga

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Edhe “Dinamo City” do të zbresë në fushë pasditen e së martës për të zhvilluar takimin e parë të raundit të tretë të UEFA Conference League ndaj skuadrës letoneze të “Audës”.

Ndeshja do të luhet në Riga, duke nisur nga ora 18:00, ndërsa sfida e kthimit është programuar një javë më vonë në “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja vjen në këtë përballje pas një ecurie pozitive në Europë, duke eliminuar me sukses “Astanën” dhe “Alumnij” në dy raundet e para të kompeticionit.

Tashmë, “Dinamo City” synon të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm drejt fazës play-off, duke mbajtur gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar për herë të parë në fazën e ligës së UEFA Conference League.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›