Conference League, Partizani barazon 1-1 me maltezët e Marsaxlokk

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Partizani ka barazuar 1-1 në takimin e parë kualifikues të Conference League kundër skuadrës nga Malta, Marsaxlokk të luajtur në “Elbasan Arena”.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e trajnerit Orges Shehi, me kapitenin Murataj që shënoi që në minutën e 2-të të takimit.
Por festa e “demave” nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 15-të erdhi barazimi nga Yuri.
Ekipi i kryeqytetit tentoi të shënonte golin e avantazhit, ku gjatë sfidës pati disa raste, por pa arritur të gjente dot finalizimin e duhur.
Kështu Partizani shkon në sfidën e kthimit në Maltë, ku do të tentojë fitoren dhe kualifikimin.
/r.e/