E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 10 korrik

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites. Në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) zhvillim i shpejtë i vranësirave vertikale të cila do të shoqërohen me reshje shiu të dobta si dhe për një periudhë të shkurtër kohore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në këto zona. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale (prani e reshjeve të shiut).

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave vertikale era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/38 Diell re
Kukës 23/36 Diell re shi
Lezhë 22/37 Diell re
Dibër 20/37 Diell re shi
Durrës 32/38 Diell re
Tiranë 25/39 Diell
Elbasan 23/41 Diell
Berat 21/42 Diell re shi
Vlorë 25/36 Diell re
Korçë 22/34 Diell re shi
Gjirokastër 24/40 Diell re shi
Sarandë 24/35 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›