Conference League në RTSH/ Hidhet shorti, tjetër kundërshtar polak për Fiorentinën

Shorti për fazën e 1/8-ve, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të UEFA Conference League 2025/26, që transmetohet në RTSH, ka rezervuar duele relativisht të lehta.
Rajo Valekano I Ivan Balliut do të ndeshet me turqit e Samsunsporit, që eleminuan Shkëndijën e Tetovës. Crystal Palace luan kundër qipriotëve të AEK Larnakës.
Fiorentina, pasi vuajti për të eliminuar Jagellonian, do të përballet sërish me një ekip polak, Rakow. AEK-u luan kundër sllovenëve të Celje.
Çiftet dhe radha e ndeshjeve ishin përcaktuar më parë nga pozicioni i skuadrave në momentin e shortit të tureve të mëparshme. Skuadrat e kualifikuara nga turi i 1/8-ve ndjekin rrugën në tabelë deri në finale si në turet e mëparshme, ku skuadra e rreshtit inferior të çdo çifti luan ndeshjen e kthimit në fushën e vet.
Fituesja e gjysmëfinales së anës së argjendtë të tabelës kosndierohet si skuadra pritëse në finale.
Kalendari deri në finalen e Lajpcigut
Ottavi di finale: 12 e 19 marzo 2026
Quarti di finale: 9 e 16 aprile 2026
Semifinali: 30 aprile e 7 maggio 2026
Finale: 27 maggio 2026 (Lajpcig)