Conference League në RTSH/ Stefan Ebner arbitër i Egnatia-Midtjylland

Ndeshja premier e Egnatias në fazën e ligës së Conference League i është besuar një skuadre arbitrash nga Austria.
Stefan Ebner do të jetë kryesori i duelit, i cili do të luhet të enjten në Arenën Kombëtare dhe që do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH 1 HD.
35-vjeçari do të ndihmohet në fushë nga dy vijërojtësit Martin Höfler dhe Maximilian Kolbitsch ndërsa arbitër i katërt do të jetë Julian Weinberger.
Në VAR dhe AVAR do tëjenë respektivisht Harald Lechner dhe Alain Sadikovski. A.V.