Contador Nuk humbem shume sekonda nga Sky

Alberto Contador u shpreh i kënaqur me rezultatin e ekipit të tij në kronometrin ekipor, etapa e katërt e Turit të Francës.
Danezët e Saxo Bank, të udhëhequr nga çiklisti spanjoll, përfunduan 8 sekonda pas ekipit fitues Orica-GreenEdge dhe 6 sekonda pas Sky të Chris Froome. “Jam shumë i kënaqur me etapën e sotme. Të humbësh 6 sekonda nga Sky nuk është asgjë. Skuadra punoi mirë dhe ishim shumë të shpejtë”, theksoi Contador, një nga favoritët për fitoren e Turit të Francës. Spanjolli nënvizoi se ndihet gjithmonë e më mirë pas rrëzimit në etapën e parë: “Plagët janë mirë. Ndjeja pak lodhje kur ngrihesha nga biçikleta, por vetëm kaq. Tani duhet të rekuperohemi për të përballuar etapat e vështira malore.” / Top ChannelTuri i Frances
Turi, Gerrans shijon momentin
Turi i Francës, Orica fiton kronometrin ekipor
Gerans fiton etapën e 3, Bakelants ruan fanelën