E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte, “thumba” drejt Mazzarrit e Guardiolës

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte parashikon një kampionat shumë të fortë, duke iu referuar lëvizjeve të rivalëve në merkato. Sipas tij, përvec Juventusit, Milanit dhe Interit, ambicie për të fituar kanë edhe Napoli, Fiorentina dhe Roma.

"Vlerat e skuadrave po ndryshojnë, rivalët tanë për forcohen. Do të jetë një kampionat i hapur. Juventusi, Milani dhe Interi për vetë traditën dhe historinë që përfaqësojnë, duhet të provojnë për të fituar. Napoli ka shpenzuar 75-80 milionë euro dhe është përforcuar me Benitezin, që për mua mbetet një trajner I madh dhe që ka fituar gjithcka. Fiorentina ka gjithashtu ambiciet e saj, ndërsa Roma do të provojë t’I investojë si duhet paratë që përfitoi nga shitja e Markinjos".

44-vjeçari mohon të ketë carje mes tij dhe shoqërisë bardhezi.

"Nuk ka patur asnjë krizë në marrëdhëniet tona. Ne dëshirojmë që të rritemi më shumë, por kjo nuk do të thotë medoemos të fitosh. Interi fitoi gjithcka por nuk ndërtoi asgjë në atë sezon".

Sa i përket i përket merkatos, Konte siguroi se Juventusi do të vijojë të jetë aktiv.

"Kam folur me shoqërinë, por për të bërë blerje duhet të shesim lojtarë. Që kur kam ardhur në krye të Juventusit, hendeku mes shpennzimeve dhe përfitimeve është minimizuar. Gjithsesi do të shpenzojmë, edhe pse nuk më pëlqen aspak të dëgjoj të tjerët që kemi shumë para në dispozicion për merkaton".

Edhe pse nuk përmend emra, trajneri bardhezi ironizon homologun e tij të Interit, Valter Maxarri:

“E kam fjalën për ata që I bien daulles për t’u paraprirë zhgënjimeve dhe për të mbuluar dështimet e tyre.”Në fund një tjetër replikë e Kontes, këtë radhë ndaj trajnerit të Bajernit Pep Gusardiola.Guardiolës duhet t’I ketë mbetur ora që në kohën kur luante me Breshian. Në fakt edhe ai me sa duket ka marrë drejtimin e një skuadre që nuk ka para për të shpenzuar, apo jo? Është më mirë që secili të shohë punën e tij./indeksionline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›