E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corinthas 40 milione euro per Tevez

Manchester City ka marrë një ofertë prej 40 milionë eurosh nga klubi brazilian Corinthas për Carlos Tevez, por oferta ka gjasa të refuzohet.

Drejtuesit e ekipit brazilian shpresojnë ta kthejnë 27-vjecarin në klubin ku ai arriti kulmin e suksesit nga viti 2004 në 2006, të nxitur nga deklaratat e tij se dëshiron të largohet nga City për t’u bashkuar me familjen.

Drejtuesit e City po marrin në konsideratë ofertën e majme, por më herët kanë dhënë shenja se Corinthas duhet ta rrisin ofertën e tyre nëse duan t’i bindin që të shesin golashënuesin.

BBC Sport ka zbuluar ndërkohë se City do të hidhet në aksion për të bindur yllin e Atletico Madrid, Sergio Aguero, që të bashkohet me ekipin nëse Tevez largohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›