E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë, aksidentohet Diego Maradona

Aksident rrugor për fat të mirë pa pasoja të rënda për Diego Armando Maradonën. Automjeti, në të cilin ndodheshin Pibe De Oro dhe bashkëshortja e tij Veronika Ojeda, është përplasur me një autobus në Ezeiza, pak kilometra larg nga kryeqyteti i Buenos Aires.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes dhe është raportuar nga mediat argjentinase si dhe nga agjensia e lajmeve “Reuters”, të cilat saktësojnë sesi Maradona ashtu edhe e bashkëshortja e tij, kanë pasur vetëm dëmtime të vogla. “Asgjë e rëndë, Diego është mirë”, siguron mjeku personal, i ish trajnerit të Argjentinës, Alfredi Kahe.

Diego dhe Veronika kanë shkuar në spital vetëm për kontrolle të vogla dhe më pas janë kthyer në shtëpi. Ky është një version i konfirmuar edhe nga drejtori i spitalit “Oskar Siko”. Në momentin, që makina është përplasur me autobuzin, Maradona dhe Veronika po ktheheshin në shtëpi pasi ishin në një klinikë, ku kishin shkuar për të vizituar nënën e Mardonës, e cila ndodhet e shtruar

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›