Corinthiansi feston titullin boteror
Policia e Sao Paolos kishte marrë masa të forta sigurie. Megjithatë, nuk ishte e nevojshme.
Mijëra tifozët në delir të Corinthians-it kishin pushtuar rrugët e qytetit për të festuar dhe kështu ndodhi.
Ata kanë pritur me ovacione idhujt e tyre, që fituan titullin Botëror për Klube në Japoni, duke mposhtur në finale Chelsea-n.
Festa u ndez prej momentit kur skuadra ngriti trofeun në Azinë e largët dhe kulmoi me paradën e lojtarëve, që tregonin krenarë kupën.
Ekipi ka festuar duke kërcyer dhe shpërndarë fanella për tifozët. Një festë legjitime për klubin që është rikthyer në majë, pas rënies nga kategoria në vitin 2007.
Jeta në kryeqytetin e biznesit të Brazilit u paralizua, ndërsa në ditët në vazhdim skuadra e Corinthiansit do të pritet edhe nga zyrtarë të lartë.