Barca rinovojne te medhenjte

Shkruhet Barcelona. Nënkuptohet skuadra më e mirë në botë, por lexohet “familje e madhe”. Në klubin katalan mbizotëron një atmosferë festive.
Kjo jo vetëm prej periudhës festive apo shkëputjes në kampionat. “Blaugranat” kanë konfirmuar rinovimin e kontratave të tre elementëve kyç.
Messi, Xavi e Puyol nuk janë menduar dy herë për të hedhur firmën në kontratën e re.
Sulmuesi do të rinovojë deri në vitin 2018, praktikisht do të qëndrojë përjetë te Barça. Detajet ende nuk janë bërë publike, por ai pritet të paguhet 15 milionë euro në sezon.
Për sa i takon dy yjeve të tjerë, kontratat e Xavi dhe Puyol përfundojnë në vitin 2016. Kjo bën që kapiteni të varë këpucët në gozhdë në moshën 37-vjeçare.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit, duke treguar edhe një herë sa të lidhur janë me fanellën këta futbollistë.