Coronavirus godet, shtyhet Everton-Manchester City

Rastet e evidentuara te Manchester City me Coronavirus, kanë bërë që ndeshja e mbrëmjes, ajo mes Everton dhe Manchester City të shtyhet. Një vendim i tillë është dhënë nga Federata Angleze.
Sipas lajmeve më të fundit, që vijnë nga Anglia, është parë një rritje e rasteve me Covid te skuadra e trajnerit Guardiola, ndërkohë që më parë ishin publikuar emrat e Ëalker dhe Gabriel Jesus, së bashku me dy pjestarë të stafit si të infektuar.
Krahas shtyrjes së ndeshjes, është mbyllur dhe qendra sportive e City për një periudhë të pacaktuar, si një masë paraprake për situatën e krijuar. Akoma nuk ka një qartësim se çfarë do të bëhet me stërvitjen e radhës për të besuarit e trajnerit Guardiola.