Tottenham barazon, Mourinho: Nuk meritonim më shumë

Tottenham nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Ëolverhampton, duke humbur një mundësi të artë për tu afruar me kreun. Pas përfundimit të sfidës, trajneri I Spurs, Jose Mourinho ka theksuar se të tijtë nuk merituan më shumë në këtë sfidë.
Në komentin e bërë për mikrofonët e Sky Sports, portugezi ka theksuar: “Një pikë kundër Ëolverhampton normalisht që nuk mund të konsiderohet e keqe, sepse ata janë një ekip i fortë. Por, duke shënuar në minutën e parë dhe duke pasur 89 minuta për të shënuar, të bën të zemërohesh, ekziston një ndjenjë zhgënjimi”.
“ Çdo ndeshje është një mundësi, Fulham po luan mirë dhe do të jetë e vështirë. Kemi një seri ndeshjesh kundër ekipeve më të mira dhe tani nuk do të jetë e lehtë kundër Fulham dhe Leeds, të cilat nuk i konsideroj lojëra më pak të komplikuara. Unë e njoh ekipin tim, askush nuk i njeh më mirë se unë, sonte nuk kemi pasur ambicie për të bërë më shumë”.