E Shtunë, 31 Tetor 2026

Countryman: Kosova të njihet në nivel global

Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman ka deklaruar se SHBA do vazhdojnë angazhimin për rritjen e njohjeve të Kosovës.

“SHBA janë të vendosura që Kosova të njihet plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe të bëhet anëtare e të gjitha institucioneve kryesore ndërkombëtare”, ka pohuar Countryman.

Zyrtari amerikan i ka drejtuar edhe një apel autoriteteve kosovare, të cilave u ka kërkuar krijimin sa më shpejt të institucioneve.

“Kosova duhet të tregojë se është e aftë për një qeverisje të fortë, si dhe për një ekonomi të qendrueshme, në mënyrë që në të ardhmen të jetë anëtare e BE-së”, ka shtuar Countryman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›