Bulqizë, policia merr masat
Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e arrestit për shtetasit Vladimir Cerroi, Ardian Duriqi, Ilia Duriqi dhe Ndricim Duri, të cilët akuzohen si të përfshirë në vrasjen e 46- vjeçari Fehmi Kuçami në qytetin e Bulqizës. Vladimir Cerroi dhe Ardian Duriqi janë dënuar me arrest shtëpie ndërsa Ilia Duriqi dhe Ndricim Duri me burg pa afat.
Mësohet se trupi gjykues ende nuk ka dhënë masën e sigurisë për shtetasit Shpëtim Reka dhe Leonard Ndreu, të cilët janë të shtruar në spitalin e Peshkopisë, në gjëndje të rëndë.