Countryman nëKosovë: Duhet qeverime duar të pastra
TIRANË- Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Thomas Countryman, pas takimit me kryeministrin në largim Hashim Thaçi tha se Kosovës i duhet një qeveri me duar të pastra, e aftë dhe e përkushtuar në zhvillimin e demokracisë së brendshme dhe ekonomisë, Countryman shprehu besimin se qeveria e ka dëgjuar kërkesën e tyre dhe të qytetarëve njëkohësisht, për një qeveri të pastër dhe shprehu besimin se kjo do të ndodhë.
“Ne krenohemi për kontributin që kemi dhënë, kontribut për themelimin e një shteti u të gjithë banorët ndihen krenar. Do të vazhdojmë ndihmën edhe në të ardhmen. Qeveria e re do të ketë një agjendë të plotë për ta zhvilluar ekonominë, vendet e punës, sundimin e ligjit, për të pavarësuar institucionet shtetërore, gjyqësinë dhe policinë”, u shpreh Countryman.
Duke folur rreth përbërjes së qeverisë, Countryman theksoi se nuk ka dhënë ndonjë këshillë specifike për këtë, por vlerësoi se madhësia e koalicionit është më pak e rëndësishme sesa efektiviteti i koalicionit. Megjithatë, sipas tij një koalicion më i gjerë nuk është më i miri. Ndërkaq, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se këto duhet të jenë bisedime për një numër të madh të madh çështjeve teknike.
“Këto nuk janë negociata, në kuptimin e zanafillës së kësaj fjale. Roli i SHBA-ve është mbështetës. Ne do t’i ndihmojmë të gjitha palët e përfshira në këto negociata”, u shpreh ai.
(m.a/BalkanWeb)