Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 19 të infektuar, 53 të shëruar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin, janë kryer 628 testime, nga të cilat 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete. MSHMS informon se gjatë këtij harku kohor janë shëruar 53 persona.
Personat e infektuar janë në këto bashki: 10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësnë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 or렠 53
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 or렠 0
Testime ditore 628
Testime totale 1,989,378
Raste pozitive 331,452
Raste të shëruara 327,610
Raste Aktive 251
Humbje jete 3,591
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiran렠 181
Elbasan 16
Fier 15
Gjirokastër 15
Shkodër 8
Vlor렠 5
Berat 5
Lezh렠 2
Durrës 2
Kukës 1
Korç렠 1
/rtsh.al/