E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 të infektuar, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë regjistruar 18 raste të reja me Covid-19, dhe nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. 

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 307 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:  10 në Tiranë, 4 në Fier, nga 1 qytetarë në Shijak, Krujë, Këlcyrë, Tepelenë. Janë 248 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,786 që nga fillimi i epidemisë.”- thuhet në njoftimin e MSHMS.

Statistika ( 23 Tetor 2022) 

Raste të reja ditore                18
Të shëruar në 24 orë             13
Të shtruar në spitale             2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     307

Testime totale                   1,993,685
Raste pozitive                      331,626
Raste të shëruara                  327,786
Raste Aktive                             248
Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    172
Fier                           24
Vlorë                         12
Berat                           12
Gjirokastër                8

Durrës                     7
Shkodër                 6
Elbasan                   5
Dibër                      1
Lezhë                       1

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›