E Enjte, 5 Nëntor 2026

Covid-19, Newcastle vatër infeksioni, shtyhet ndeshja me Aston

COVID-19 vendos një rekord në Angli. Nuk bëhet fjalë për numrin e të infektuarve apo viktimave ditore por për një problametikë tërësisht sportive. Sipas mediave ishullore, emergjenca e shkaktuar nga pandemia prek dretëpërdrejtë edhe një ndeshje të Premier League. Bahët fjalë për sfidën Newcastle – Aston Villa e programuar për t’u luajtur të premten, por tashmë të anuluar për shkak të numrit të lartë të pjestërëve të infektuar. Shumë lojtarë të skuadrës së Neëcastle janë infektuar me virusin e rrezikshëm dhe sot situata në kampin e qymirxhinjve është alarmante. Të dielën, trajneri Steve Bruce anuloi seancën stërvitore pasi 4 lojtarë dhe 1 anëtar i stafit rezuktuan pozitivë me Coronavirus. “The Guardian” zbulon se klubi ka mbyllur përkohësisht të gjithën strukturën stërvitore, që nuk do të haper deri në mesditën e së mërkurës. Gjithsesi kjo është hipoteza më optimiste e mundshme pasi frika mbetet e madhe dhe mjekët i tremben zgjerimit të hartës së virusit mes lojtarëve të tjerë. Vendimi zyrtar për anulimin e ndeshjes u mor gjatë orëve të pasdites të së martës  nga Liga e Futbollit. Kjo është hera e parë që një ndeshje e Premier League të këtij sezoni anulohet si pasojë e  infektimeve masive në një skuadër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›