Superkupa e Spanjës, Federata mendon të ndryshojë vendin

Superkupa e Spanjës mund të mos luhet në Arabinë Saudite. Media prestigjioze iberike shkruan se për shkak gjendjes së nderë në shtetin e Lindjes së Mesme për shkak të koronavirusit, Federata Spanjolle e Futbollit po mendon të ndryshojë destinacionin e organizimit të kompeticionit. Në Arabinë Saudite nuk lejohet që ndeshjet të ndiqen nga tifozë dhe duke parë të ardhurat e mëdha që gjenerohen nga Superkupa e Spanjës, Federata po mendon të spostojë kompeticionin në një vend tjetër, por pa ndryshuar kalendarin (13-17 janar). Në këtë edicion të Superkupës së Spanjës marrin pjesë Real Madridi, Barcelona, Atletik Bilbao dhe Real Sociedadi, ndërsa përballjet mes tyre do të përcaktohet me short.