E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Covid, BE kundër Italisë: Janë të pajustifikuara kontrollet e udhëtarëve nga Kina

Agjencia e BE-së për sëmundjet tha se ekzaminimi i udhëtarëve nga Kina për Covid-19, do të ishte “i pajustifikuar”. Të enjten, Italia i kërkoi pjesës tjetër të BE-së që të ndjekë shembullin e saj dhe të sigurojë se ata që vijnë nga Kina, do të testohen dhe të karantinohen nëse është e nevojshme.

SHBA, Japonia, Tajvani dhe India, njoftuan gjithashtu testimin e detyrueshëm, pasi Kina po përballet me një rritje të rasteve me Covid. Por Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se rritja “nuk pritet të ndikojë” në BE.

Në një deklaratë, ECDC tha:

  • Nivele të larta të Covid në Kinë priten duke pasur parasysh imunitetin e ulët, si dhe lehtësimin e rregullave
  • Imuniteti më i lartë në BE do të thotë se Covidi në Kinë nuk pritet të ndikojë në vendet e bllokut
  • Variantet e Covid-19 që qarkullojnën në Kinë, po qarkullojnë tashmë edhe në BE
  • Infeksionet e mundshme të importuara nga Kina janë “mjaft të ulëta” në krahasim me numrin e infeksioneve që ndodhin tani në brenda BE
  • Qytetarët në vendet e bllokut kanë vaksinim dhe imunizim relativisht të lartë

Shqetësimet u ngritën pasi autoritetet kineze vendosën t’i lejojnë njerëzit të udhëtojnë më lirshëm nga 8 janari, pas pothuajse tre vjetësh mbyllje të kufijve. 

Zyrtarët shëndetësorë të BE-së zhvilluan bisedime në Bruksel të enjten për të bashkërenduar çdo përgjigje. ECDC shtoi: “Ne mbetemi vigjilentë dhe do të jemi gati të përdorim emergjencën nëse është e nevojshme.”

BE-ja mund të nxjerrë rekomandime, por çdo komb është i lirë të bëjë politikat e veta, si Italia. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se përpjekjet e vendit të saj për të frenuar transmetimet e Covid-19 nga Kina, do të minoheshin nëse vendet e tjera të BE-së nuk do të ndiqnin shembullin e vendit të saj. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›