E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cozman nuk e lëshon ‘zogun’ nga duart

Pas zërave të shumtë për një mundësi lidhje mes ‘zogut’ Tuna, dhe rep këngëtarit Cozman, tashmë në njëfarë mënyre këngëtarja ka pranuar një lidhje dashurie mes tyre.

Gjatë festës së ditëlindjes së njëzetetetë të Tunës, dyshja është parë së bashku vazhdimisht. E ajo që e ka bërë të ndjehet më së miri këngëtaren më të përfolur në vend, ishte kujdesi që Cozman ka treguar përgjatë gjithë festës së saj. Këtë fakt tashmë e dëshmon edhe fotoja e postuar nga ana e këngëtares në rrjetin social ‘Facebook’.

“Birthdays are incomplete without the ones who love and care for you. Thank you for making my birthday so memorable and special Cozman” e që në shqip do të thotë : “Ditëlindjet nuk janë të kompletuara pa ata të cilët të duan dhe kujdesen për ty.Faleminderit që më bërë ditëlindjen të paharruar dhe të veçantë Cozman”, ka shkruar këngëtarja poshtë fotografisë, shkruan Tribuna./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›