E Enjte, 5 Nëntor 2026

Credins: Llogaritë janë të sigurta/ Banka thotë se sulmi kibernetik preku vetëm një sistem periferik: Asnjë shqetësim për klientët

Banka Credins ka bërë të ditur se ka rënë preh e një sulmi kibernetik. Për pasojë një sistem periferik i bankës është prekur, por ai është izoluar, duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë informatike.

Për të shmanguar shqetëismet e qytetarëve, në njoftimin për shtyp banka sqaron se ky sulm nuk ka arritur të cënojë sigurinë e të dhënave të klientëve.

Llogaritë e tyre bankare janë të paprekura, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në deklaratën e saj banka nënvizon se në bashkpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë, ka marrë masat e nevojshme ligjore, duke njoftuar të gjithë organet rregullatore te mbikqyrëse të cilat po ofrojnë mbështetjen e tyre.

Credins rikujton se publikimi i informacioneve personale përbën shkelje ligjore, ndaj kërkohet ndalimi i shpërndarjes së tyre në mënyrë të paautorizuar

Banka kërkon gjithashtu mikruptimin e klienteve dhe përforcon më tej qëndrimin e saj duke garantuar sigurinë e të dhënave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›