Stuhia e rrezikshme e Arktikut përfshin SHBA-në dhe Kanadanë! Disa shtetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Një stuhi e fuqishme Arktike po përfshin një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Alarmet janë dhënë nga jug deri në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida.
Më shumë se 135 milionë njerëz janë nën alarmet e motit të fundjavës, teksa aeroportet kryesore kanë anuluar mijëra fluturime pasi stuhia po intensifikohet.
Temperaturat në rënie prej -45C janë të mundshme në disa pjesë të vendit, paralajmërojnë sinoptikanët. Ekspertët paralajmërojnë se kjo temperaturë mund të çojë në ngrirje brenda pesë deri në 10 minuta.
Guvernatorët e shtetit të Nju Jorkut, Kentakit, Karolinës së Veriut, Virxhinias Perëndimore, Gjeorgjisë dhe Oklahomas kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të stuhisë. Wisconsin ka shpallur gjithashtu një “emergjencë të energjisë”./ BBC
/rtsh.al/