E Shtunë, 31 Tetor 2026

Crespo nuk është në shitje

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka insistuar se nuk dëshiron ta humb sulmuesin me përvojë Hernan Crespo gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në javët e fundit qarkulluan spekulime se Crespo mund të braktis Genon në janar mirëpo Preziosi ka theksuar se argjentinasi është anëtar i rëndësishëm i ekipit.

Jo, Crespo nuk është në shitje. Ai nuk do të largohet nga klubi e sidomos për faktin se për qendërsulmues kemi vetëm edhe Sergio Floccarin deklaroi Preziosi për Radio Kiss Kiss.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›